Rreth 7 mijë teste për koronavirus mbërrijnë në Kosovë

Rreth 7 mijë teste për koronavirus mbërrijnë në Kosovë

Rreth shtatë mijë teste të reja që do të shërbejnë për të testuar pacientët që dyshohen se janë të infektuar me koronavirus kanë mbërritur në Kosovë. Këto teste do të shfrytëzohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress Faik Hoti, drejtor i departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë.


“Ministria ka realizuar kontratën për furnizim emergjent për material laboratorik për testime ne SARS-Cov 2 për koronavirus dhe nga kompania qe e ka fituar tenderin jemi njoftuar se ajo prej sot ka filluar me liferimin e materialeve për testime me RT-PCR për Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare. Pra, materialet janë në Kosovë dhe ato mund të shfrytëzohen nga IKSHPK për të kryer testet e nevojshme në mostrat e dyshimta për Covid-19”, tha ai për KosovaPress.

Sipas tij, testet janë sjellë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Anglia, përmes një kompanie vendore.

Deri më tani në Kosovë janë të infektuar 86 persona me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

Lexo edhe

error: