Rreth 18 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Gjilan

Rreth 18 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Gjilan

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur se në komunën që ai drejton aktualisht janë 25 raste aktive me koronavirus, ndërsa numri i qytetarëve të vaksinuar deri më sot është 17.697.


Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër këtij virusi të rrezikshëm.

Që nga fillimi epidemisë me koronavirus në Gjilan janë konfirmuar 6.554 raste, prej tyre 6.382 janë shëruar, 147 qytetarë e kanë humbur betejën, 17 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, ndërsa 15 mostra janë në pritje për rezultat.

Lexo edhe

Video