Tre policët e rrëmbyer nga Serbia më 14 qershor, sot janë vizituar në qendrën e paraburgimit në Kralevë, nga shefi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili tha se në bazë të deklaratave të tyre, por edhe provave që kanë institucionet e Kosovës, dëshmohet se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.
Prandaj, kreu qeveritar kërkoi nga aleatët ndërkombëtar dhe NATO, të denoncojnë agresionin serb ndaj Kosovës, derisa theksoi nevojën për lirimin e menjëhershëm të tre policëve.
“Janë tri rrëfime ndaras identike të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit me 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar duke ngrenë drekë, kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer”, tha Kurti.
Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se tre policët e rrëmbyer kanë deklaruar se nuk janë maltretuar fizikisht.
Ajo tregoi në detaje rrëfimin e tre policëve se si ka ndodhur rrëmbimi i tyre.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.