Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rrëfimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë në romanin “Eskadronët e vdekjes”

Rrëfimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë në romanin “Eskadronët e vdekjes”

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ka njoftuar se doli nga shtypi romani “Eskadronët e vdekjes”, i autorit Bardhyl Mahmuti, i cili gërsheton teknikën e romanit historik dhe kronikës si gjini letrare, të cilat i mundësuan t’i ofrojë lexuesit një pjesë të tragjedisë njerëzore që përjetuan shqiptarët gjatë zbatimit të politikës së gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.


Romani bazohet në rrëfime krejtësisht të vërteta dhe pasqyron në mënyrë të shkëlqyer një sintezë të praktikave që përdorte regjimi i Sllobodan Millosheviqit edhe ndaj kundërshtarëve politikë serbë.

“Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” vendosi të botojë këtë roman më 15 janar 2021, në ditën për të cilën Kuvendi i Kosovës ka vendosur të jetë dita e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve. Në veçanti falënderojmë mbështetësit e këtij projekti, falë ndihmave financiare të të cilëve romani u botua në gjuhën shqipe dhe është përkthyer në gjuhën angleze. Siç jemi zotuar, botimi i romanit me lidhje të veçantë dhe me dedikim ka filluar t’u dërgohet mbështetësve të projektit tonë dhe shpresojmë që, përkundër vështirësive të shkaktuara në shërbimet postare nga masat kundër pandemisë, libri t’u shkojë përpara datës 15 janar, kur libri shpërndahet nëpër librari”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: