Rrahu nënën e tij, një muaj paraburgim

Rrahu nënën e tij, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit G.A., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 16 janar 2021, në shtëpinë e tij në Ferizaj, ka keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarën-nënën së tij F.A., ashtu që derisa e njëjta ka qenë duke ia dhënë barnat me kërkesë të tij, i pandehuri fillimisht del në korridor, e thyen derën e dhomës pastaj kthehet te nëna e tij të cilën fillimisht e godet me grushte në kokë, dhe më pas kur e njëjta fillon të kërkon ndihmë nga dritarja, i njëjti arrin të largohet nga shtëpia.


Gjyqtari i procedurës paraprake bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësojë, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës dhe të dëshmitarëve tjerë, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale

Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Lexo edhe

Video

error: