Policia në Kaçanik ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje.
Në njoftim thuhet se policët rendit dhe ata hetues menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin F.L. i cili si shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.