Rrahu gruan, arrestohet nga policia

Rrahu gruan, arrestohet nga policia

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot  rreth orës 13:20 ka pranuar një informacion se në rrugën “Hysen Terpeza” në Ferizaj është në rast i dhunës në familje.


Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet V.R. (46), i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij  V.R. (42), duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe

Video