Rrahu bashkëshorten, arrestohet burri

Rrahu bashkëshorten, arrestohet burri

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka arrestuar mbrëmë një person, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se deri tek dhuna ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshjeje.


“Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion se,  në fshatin magjistrale Ferizaj –Prishtinë, në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.M (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili shkak i një  mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij  me inicialet XH.M ( F/K) i moshës 33 vjeçare”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe

Video