Rrahman Rama jep dorëheqje

Gjenerallejtënant Rrahman Rama nuk do të jetë më Komandantit  të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). Mësohet se ai tashmë ka dhënë dorëheqje nga ky post. Ai tashmë ka dorëzuar dorëheqjen e tij edhe tek presidentja Vjosa Osmani. Siç mësohet nga burimet brenda presidencës, në këtë pozitë pritet të emërohet, Bashkim Jashari.