Rrahman Jasharaj: Albin Kurtin e presim deri në mars, e jo më shumë

Rrahman Jasharaj: Albin Kurtin e presim deri në mars, e jo më shumë

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar se nëse deri në muajin mars, Ligji për Pagat pas diskutimeve me sindikatat nuk shkon me procedura tutje, do të vazhdojnë me masa tjera, përfshirë bojkotimin e procesit mësimor.


Ai në emisionin Pressing të T7, tha se nga Qeveria Kurti kanë kërkuar dialog.

“Disa shkëndija pozitive u ndezën kur unë si përfaqësues i SBASHK-ut duke biseduar me të gjithë shefat e grupeve parlamentare dhe me zonjën Kusari e thyem akullin dhe takuam ministrin Sveçla, i cili na tha se ligji është duke u punuar. Nëse në muajin mars ligji për pagat pas diskutimeve me sindikatat nuk shkon me procedura tutje, do ta konsiderojmë se jemi të zhgënjyer dhe do të veprojmë sipas zërit të mësimdhënësve e punëtorëve tjerë të arsimit”, tha Jasharaj.

Lexo edhe

Video