Rrahje në Pallatin e Drejtësisë, arrestohet referenti

Rrahje në Pallatin e Drejtësisë, arrestohet referenti

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një administrator në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Bëhet e ditur se rasti është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar” dhe ka ndodhur rreth orës 15.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar referent, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar administrator në Gjykatën Themelore Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe

Video