Rrahje mes dy familjeve në Podujevë, 9 persona pranojnë tretman mjekësor

Rrahje mes dy familjeve në Podujevë, 9 persona pranojnë tretman mjekësor

Një rrahje ka ndodhur mes dy familjeve në Podujevë të martën.

Në këtë përleshje janë përfshirë nëntë meshkuj, të cilët kanë pësuar edhe lëndime trupore.


Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishekë dhe një shkop.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve (9 meshkuj kosovarë), ku si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishek dhe një shkop. Me vendim të prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësht të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video