Rrahet një mësimdhënëse në Ferizaj

Rrahet një mësimdhënëse në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person pasi që ka rrahur një mësimdhënëse në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok të  Ferizajt.

Personi i arrestuar B.P., femër e moshës 35-vjeç, rreth orës 08:05, ka sulmuar  H.L., femër e moshës 58-vjeç, mësimdhënëse në këtë shkollë, duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e së cilave edhe ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.


Rasti sipas policisë ka ndodhur pasi vajza e së dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë, kishte marrë një vërejtje.

E dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar lëndim trupor dhe vetëgjyqësi.

Lexo edhe

Video

error: