Rrahën djalin e Rashiqit, gjykata cakton masën e paraburgimit për 7 të pandehur

Rrahën djalin e Rashiqit, gjykata cakton masën e paraburgimit për 7 të pandehur

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër shtatë të pandehurve M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J dhe D.T., për shkak se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje në bashkëkryerje.


Të pandehurit dyshohen se më 23.02.2021 rreth orës 11:00, në Llapnasellë në Graçanicë, në afërsi të shkollës fillore “Miladin Mitiq”, derisa i dëmtuari Nikolla Rashiq ishte në autobusin lokal me shokët e tij, ashtu që me të zbritur nga autobusi, të pandehurit e shajnë dhe e ofendojnë të dëmtuarin,  ku dhe më pas ka filluar rrahja në mes të dy grupe ndërmjet të pandehurve, me ç’rast të dëmtuarit N.R. i  shkaktojnë lëndime të rënda trupore.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: