Rrah profesorin, një muaj paraburgim

Rrah profesorin, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale sulmi ndaj personit zyrtar.


Rasti ka ndodhur më 10 nëntor, rreth orës 13:30 në Prizren, kur i pandehuri ka sulmuar fizikisht një profesor të gjimnazit, pasi ky i fundit kishte goditur djalin e tij dhe me këtë rast i shkakton lëndime trupore.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Lexo edhe

Video