“Royal G Hotel” me çmime të volitshme dhe oferta për kosovarët

“Royal G Hotel” me çmime të volitshme dhe oferta për kosovarët

Kur dielli nis të perëndojë, pranë bregdetit të mrekullueshëm të detit Adriatik gjithçka po jehon shqip. Në hotelin që kapacitet ka prej 120 dhomash, të rinjtë nga Kosova e Shqipëria po argëtohen me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Vetëm pak minuta larg nga qendra e qytetit të Durrësit, “Royal G Hotel” edhe këtë vit po u uron mirëseardhje të gjithë turistëve kosovarë.

Drejtori i “Royal Hotel”, Blerim Norja tregon për kapacitet e hotelit, derisa thekson se numër i madh i pushuesve janë të rinj.

“Hoteli ynë karakterizohet ka një klientelë rinore, të cilët janë nga Kosova dhe Shqipëria. Hoteli ynë përbëhet nga 120 dhoma. Të cilët përveç akomodimit dhe plazhit, gjatë darkave organizohen edhe argëtim për të rinjtë, muzikë live dhe shumë organizime të ndryshme që pushuesit kur vijnë këtu në hotel, ideja është që të argëtohen larg stresit”, ka thënë ai.

Lidhshmëria mes nikoqirëve dhe kosovarëve që zgjedhin këtë vend është e madhe. Për ta po premtohet shumë këtë sezonë.


“Ne kemi një feeling me Kosovën, pra turistët kosovarë janë të vetmit turistë që na kanë suportuar gjatë periudhës së krizës dhe ne këtë e vlerësojmë shumë. Shpresojmë që edhe këtë vit të bëjmë maksimumin që të kënaqen këta turistë që të ndjehen sa më mirë këtu dhe të argëtohen”, shton ai.

Ndërkaq, edhe për çmimet po thuhet se janë të volitshme për këdo që dëshiron të akomodohet aty dhe të shijojë plazhin e bukur.

“Këtë vit çmimet janë po njësoj si vitin e kaluar. Pra, janë çmime shumë të pranueshme, këto ofrohen të gjitha shërbimet all inclusive, sipas dëshirës. Pra, çdo klient gjen vetën te pjesa që dëshiron. Kush do që dëshiron të marr shërbimin me të gjitha, mëngjes, drekë dhe darkë është mirë ta zgjedh”, thotë pronari i hotelit. 

Derisa sezoni veror ka nisur, pronari i hotelit të “Royal G” ka vetëm një mesazh për turistët nga Kosova.

“Mesazhi është shumë i thjesht, më mirë se këtu nuk keni ku të shkoni. Atmosfera tregon vet, ju presim, mirësevini”, përfundon ai.

Lexo edhe

Video

error: