Rosell: Blerja e Neymar më krijoi shumë armiq

Rosell: Blerja e Neymar më krijoi shumë armiq

Sandro Rosell është një nga presidentët më problematikë në historinë e Barcelonës, ai u emërua numri një i Barçës në vitin 2010 kur mposhti në zgjedhje Joan Laportan.


Në mandatin e tij që zgjati deri në vitin 2014, Rosell solli në Barcelonë një yll të futbollit botëror si Neymar Jr të cilin e bleu nga Santosi. Me Rosell si president Barcelona fitoi 9 trofe, por më pas jeta e tij u kthye në një ferr të vërtetë pasi erdhën akuzat për pastrim parash dhe aktivitet kriminal për të cilat iu desh të kryente dy vite burg. 56-vjeçari ka folur rreth situatës së ditëve të vështira për La Sexta, teksa tregon detaje nga jeta në izolim. Ai fitoi garën e fortë dhe bleu Neymar në vitin 2013, veprim i cili i krijoi shumë armiq dhe probleme pafund.

“Kam ndjerë mllef, por jo shumë. Nëna ime ma përsëriste gjithmonë që nuk fiton gjë prej mërisë. Por e kam ndjerë, edhe pse mësohesh me qëndrimin në burg. Nuk më pëlqente të qëndroja në radhë për ndonjë shërbim, por mësohesh.Qëndrimi në burg është një kurë e mirë në lidhje me përulësinë. Më ka ndihmuar fakti që kam qenë presidenti i Barcelonës, më thërrisnin ‘El Presi’. Bisedonim shumë për futboll aty. Kundër meje nuk ishte një gabim gjyqësor, ishte një komplot. Neymar? Ne nuk kemi bërë asgjë të gabuar, varet nga interpretimi. Blerja e tij më solli shumë armiq. Fjala armik është i fortë, por ishte shumë më tepër sesa një rivalitet”, deklaroi Rosell.

Lexo edhe

Video