Ronaldo tregon golin dhe trofeun e preferuar në karrierën e tij

Ronaldo tregon golin dhe trofeun e preferuar në karrierën e tij

Cristiano Ronaldo ka treguar atë çka e konsideron të jetë si trofeu më i rëndësishëm në karrierën e tij deri tani, ku po ashtu ka treguar edhe golin e tij favoritë.

Ronaldo është njëri nga lojtarët me më së shumti trofe të gjeneratës së tij, ku ka fituar gjithsej 32 trofe përgjatë aventurave si lojtar tek Manchester United, Real Madridi dhe Juventusi, e gjithashtu duke u kurorëzuar pesë herë me Topin e Artë, raporton “Goal”.

Duke folur si ambasador i “Official Global Brad” për “LiveScore”, Ronaldo tregoi trofeun e tij më të rëndësishëm në karrierën e tij, duke e përmendur finalen e madhe të Evropianit 2016, kundër Kombëtares së Francës.

“Fillimi i UEFA Kampionatit Evropian të vitit 2016 ishte shumë i mirë për mua, por më pas isha i mërzitur sepse pësova lëndim në finale kundër Francës”, tha Ronaldo.


“Në fund të ndeshjes më kapluan lotët e gëzimit. Kam qenë në tri emocione të ndryshme gjatë asaj ndeshje, por në fund të ditës ishte e pabesueshme ajo çka ndjeja. Padyshim që ishte trofeu më i rëndësishëm në karrierën time”, shtoi ylli portugez.

Po ashtu, nga 777 gola në karrierën e tij, Ronaldo zgjodhi golin favorit të tij, duke e pranuar që goli akrobatik kundër Juventusit sa ishte pjesë e Real Madridit, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të vitit 2017/18, është goli favorit i tij.

“Siç e dini, un kam shënuar 777 gola në karrierën time. Është pak e pafat por fatkeqësisht, më duhet ta përmend që golin më të bukur e kam shënuar kundër klubit tim momental, Juventusit, dhe në portën e mikut tim të madh Gianluigi Buffon. Më duhet të them që ai është goli më i mirë dhe favorit që kam shënuar gjatë karrierës sime”, tha Ronaldo.

Ronaldo kaloi edhe një sezon personal tejet të mirë me Juventusin, duke shënuar 36 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat, ku edhe fitoi trofetë si atë të Kupës së Italisë dhe të Superkupës së Italisë.

Lexo edhe

Video

error: