Ronaldo shpëton Unitedin, pa fitues derbi kundër Chelseat

Ronaldo shpëton Unitedin, pa fitues derbi kundër Chelseat

Ka përfunduar pa fitues derbi anglez mes Manchester United e kampionit aktual evropian Chelsea.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United ka arritur të barazojë me rezultat 1:1 me Chelsean, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte mbrojtësi i krahut Marcos Alonso ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku kalon Chelsean në epërsi prej 1:0 në minutën e 60’ të ndeshjes.


Kundërpërgjigja e “Djajve të Kuq” ishte e shpejtë, të cilët barazojnë shifrat në 1:1 përmes golit të Cristiano Ronaldos në minutën e 62’.

Goli i Ronaldos rezultoi të jetë goli i fundit i ndeshjes, ku ylli portugez shpëton edhe një herë skuadrën e tij, duke ia siguruar një pikë kundër skuadrës së Chelseat.

Me pikët e reja, Chelsea zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 66 pikë, krahas United që vazhdon pozicionimin në vendin e gjashtë me 55 pikë të arkëtuara, pesë sosh larg Top 4.

Rezultati final i ndeshjes është i barabartë 1:1.

Lexo edhe

Video