Ronaldo pritet të mungojë në konferencën për media të Portugalisë

Ronaldo pritet të mungojë në konferencën për media të Portugalisë

Cristiano Ronaldo pritet të mungojë në konferencën e fundit për media të Portugalisë, para se kombëtarja e tij ta filloj aventurën në Kampionatin Botëror “Katar 2022” nesër kundër Ganës.

Ronaldo, i cili është kapiteni i Portugalisë për më shumë se një dekadë, normalisht do të pritej të ishte në konferencën për media përkrah trajnerit, Fernando Santos, por raportohet se ai nuk do të merr pjesë.


Në anën tjetër, vendin e tij pritet ta zë mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, raporton KosovaPress.

Mos paraqitja e Ronaldos për mediat vjen pak orë pasi që kontrata e tij me Manchester United u shkëput për shkak të intervistës bombastike me Piers Morgan, në të cilën ylli portugez kritikoi klubin dhe trajnerin, Erik Ten Hag.

Lexo edhe

Video