Ronaldo nuk po mendon për pensionim

Ronaldo nuk po mendon për pensionim

Ylli portugez është duke shpresuar se do të vazhdojë të luajë futboll edhe pas moshës 37 vjeçare.

Cristiano Ronaldo ka shprehur dëshirën se do të vazhdoj të luajë edhe pas vitit 2022, vit ky kur edhe i përfundon kontrata aktuale me Juventusin, raporton “TuttoSport”.


Ronaldo do të jetë 37 vjeç kur kontrata aktuale i skadon, por i inspiruar nga ylli i Milanit, Ibrahimovic i cili ende është aktiv në moshën 39 vjeçare, ylli i Portugalisë ka synim që të mos pensionohet njëherë.

Nëse do të qëndroj tek Juventus mbetet të shihet, por Ronaldo ka thënë se nuk do ti bashkohet MLS (Ligës së Amerikës) ose Ligës së Kinës në dy vitet e ardhshme.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.