Ronaldo: Ja kush duhet ta fitojë Championsin e kush Topin e Artë

Ronaldo: Ja kush duhet ta fitojë Championsin e kush Topin e Artë

Ish-ylli i Interit dhe Real Madrdit Ronaldo është ndalur të flas në lidhje me garën për më të mirin e Ligës së Kampionëve në këtë sezon si dhe për lojtarin që ai mendon se duhet ta fitojë Topin e Artë për vitin 2022.

Ronaldo ka thënë se e sheh Real Madridin si skuadër favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Për Champions League, Real Madridi është favorit. Ata nuk janë në një moment të mirë, por janë në sinkron me këtë kompeticion dhe Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në botë”, tha Ronaldo.

Kurse sa i përket çmimit “Topi i Artë”, Ronaldo u shpreh i bindur se atë e meriton Karim Benzema dhe se këtë e ka thënë edhe më parë.


“Karim Benzema e meriton Topin e Artë. E kam thënë për shumë vite dhe jam kritikuar për këtë, por ai e meriton”, ka thënë Benzema.

Tutje Ronaldo zbuloi edhe arsyen pse u largua nga Barcelona për të kaluar te Interi.

“Kisha arritur një marrëveshje për të vazhduar me Barcelonën, por pas katër ditësh, presidenti më thirri për të më thënë se ishte e pamundur të vazhdohej”, zbuloi ai. “Unë thashë se isha i lirë të negocioja me klube të tjera dhe Interi shpejtoi të paguante klauzolën time të lirimit. Serie A ishte liga më e mirë në botë”, bëri të ditur braziliani.

Ronaldo gjithashtu veshi fanellën e Milanit në fund të karrierës së tij si lojtar, duke shënuar nëntë gola në 20 paraqitje me kuqezinjtë.

Lexo edhe

Video