Ronaldo hap kanal edhe ne Youtube
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Portugezi Cristiano Ronaldo ka lançuar kanalin e tij në YouTube të mërkurën dhe qindra mijëra abonentë u regjistruan brenda disa orësh. 39-vjeçari, pesë herë fituesi i Topit të Artë, luan për klubin e Arabisë Saudite, Al Nassr .

"Pritja ka mbaruar. Kanali im në YouTube është më në fund këtu! SIUUUubscribe dhe bashkohu me mua në këtë udhëtim të ri," shkroi Ronaldo në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Disa orë pasi postoi videon e tij të parë, 1.69 milion abonentë i ishin bashkuar kanalit të tij, përcjellë KosovaPress.

Ronaldo ka 112.5 milionë ndjekës në platformën X, 170 milionë në Facebook dhe 636 milionë në Instagram.

Ish- lojtari i Real Madridit dhe Manchester United po përgatitet për ndeshjen hapëse të skuadrës së tij në Arabinë Saudite kundër Al-Raed të enjten.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024