Ronaldo dëshiron të largohet nga United, lajm i mirë për Barcelonën

Ronaldo dëshiron të largohet nga United, lajm i mirë për Barcelonën

Siç raportohet nga “Diario AS”, ylli portugez ,Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga skuadra e Manchester United gjatë kësaj vere.

Ronaldo besohet që nuk është i kënaqur me situatën momentale që po kalojnë “Djajtë e Kuq” dhe dëshiron të largohet e të provojë një aventurë tjetër para mbylljes së karrierës së tij, përcjell KosovaPress.


Ndërkaq, siç thuhet më tej nga “Diario AS”, gjiganti gjerman Bayern Munich është duke menduar që ta zëvendësoj Robert Lewandowskin me transferimin e Ronaldos në “Allianz Arena”.

Në anën tjetër, ky lajm mund të konsiderohet i mirë për Barcelonën, pasi që katalunasit janë në ndjekje të Lewandowskit, për të cilin kanë bërë sot ofertë në vlerë prej 35 milionë eurove.

Lexo edhe

Video