Ronaldo bëri që Shakira të pendohej që e tallte atë gjatë “El Clasicos” në vitin 2011 – video

Ronaldo bëri që Shakira të pendohej që e tallte atë gjatë “El Clasicos” në vitin 2011 – video

Cristiano Ronaldo ka dëshmuar se dyshuesit e tij kanë gabuar, dhe i ka heshtur kritikët e tij në raste të shumta gjatë karrierës së tij të shkëlqyer.

Ronaldo është njëri nga futbollistët më të vendosur dhe më të mirë në histori, ku shumë tifozë kundërshtarë e kanë kuptuar në mënyrën e vështirë se dyshimi në yllin portugez nuk ka tendencë të përfundojë mirë.

Që në moshë të re, Ronaldo ka përdorur çdo negativitet nga tifozët kundërshtarë në avantazhin e tij, përcjell KosovaPress.

Kur tifozët nuk ishin në gjendje të ndiqnin ndeshjet për shkak të pandemisë në vitin 2020, ai pranoi hapur: “Nuk më pëlqen, të jem i sinqertë, është kaq e çuditshme. Më pëlqen kur njerëzit brohorisin Cristianon. Kur e prek topin, ata bëjnë ‘boo’, më pëlqen”.

Kjo mund të shpjegojë pse Ronaldo ishte në gjendje të ishte fantastik në shumë “El Clasico” gjatë periudhës së tij të jashtëzakonshme nëntëvjeçare me Real Madridin.

“Camp Nou” i Barcelonës është një nga terrenet më të vështira të Ronaldos, por pavarësisht kësaj, ai herë pas here shënonte gola edhe pse fishkëllehej për 90 minuta lojë.


Ai mori trajtim të ngjashëm nga tifozët e Barcelonës kur gjiganti katalanas u përball me Real Madridin në finalen e Kupës së Mbretit në sezonin 2010/11 në stadiumin “Mestalla” të Valencias.

Një video klasike e Shakiras, yllit të popit me famë botërore dhe tashmë ish-partneres së mbrojtësit të Barçës, Gerard Pique, duke përqeshur Ronaldon që humbi një shans në atë lojë para se të heshtej nga ylli , nuk do të harrohet kurrë.

Me rezultatin e pa zhbllokuar pas 90 minutash, finalja shkoi në kohën shtesë dhe kamerat televizive e kapën Shakirën duke qeshur pasi Ronaldo dërgoi një goditje larg portës në minutën e 98’ të ndeshjes.

Sidoqoftë, ikona kolumbiane mbeti plotësisht e dëshpëruar vetëm pesë minuta më vonë kur Ronaldo konkretizoi me gol harkimin nga Angel Di Maria.

Më poshtë e gjeni videon në fjalë.

Lexo edhe

Video