Ronaldinho: Dua ta shoh Raphinhan në fanellën e Barcelonës

Ronaldinho: Dua ta shoh Raphinhan në fanellën e Barcelonës

Legjenda braziliane Ronaldinho e ka pranuar që dëshiron që ta shoh bashkëkombësin e tij Raphinhan t’i bashkohet Barcelonës nga Leeds United në afatin kalimtar të transferimeve gjatë kësaj vere.

Raphinha thuhet se është njëri nga objektivat kryesore të Barcelonës, ndërsa spekulohet se marrëveshja personale është arritur mes gjigandit katalunas dhe yllit brazilian, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, klubi i Leeds e ka mohuar se ka pranuar një ofertë nga Barça, kurse spekulohet se krerët e katalunasve janë të gatshëm të ofrojnë një shumë afro 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e Raphinhas.


Tani Ronaldinho e ka shprehur përkrahjen e tij drejt Raphinhas, duke thënë se do të dëshironte që ta shihte yllin e Leeds të luajë në fanellën e ish-klubit të tij.

“Do të dëshiroja që Raphinha të transferohet te Barcelona, mendoj se do të përshtatej tejet mirë. E njoh shumë mirë dhe ai ka shumë kualitet”, tha Ronaldinho.

 Ndërkaq, siç ishte spekuluar nga mediat, drejtori i sportit te Leeds, Victor Orta, e ka mohuar që ka ndonjë klauzolë lirimi shtesë në kontratën e Raphinhas me Leeds, nëse ky i fundit arrin të sigurojë mbijetesën në Premier Ligën angleze.

Lexo edhe

Video