Romano e konfirmon që Saul do të largohet nga Atletico Madridi

Romano e konfirmon që Saul do të largohet nga Atletico Madridi

Për mesfushorin spanjoll kanë shprehur interesim gjigantët anglez si Liverpooli, Chelsea dhe Manchester United.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano e ka konfirmuar para pak çastesh se mesfushori i Atletico Madridit Saul Niguez do të largohet këtë verë nga kampioni aktual i La Ligas.


Spekulohet që skuadra e Chelseat ka hapur bisedimet me kampin e Saul, dhe raportohet se i ka ofruar Atleticos një marrëveshje në formë huazimi me opsion për blerje, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, Manchester United përsëri ka shprehur interesim në mesfushorin spanjoll brenda 24 orëve të fundit, pasi që Saul gjendet në listën e të dëshiruarve së bashku me Eduardo Camavingan për tu transferuar në “Old Trafford”.

Saul Niguez është i gatshëm që të filloj një aventurë të re larg Spanjës, me destinacionin e preferuar atë të Premier Ligës angleze.

Lexo edhe

Video