Romano e konfirmon: Gjiganti anglez hap bisedimet me Barcelonën për De Jong

Romano e konfirmon: Gjiganti anglez hap bisedimet me Barcelonën për De Jong

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, gjiganti anglez Manchester United tani është në bisedime direkte me Barcelonën për mesfushorin Frenkie de Jong.

United dhe Barça tani kanë hapur bisedimet, pasi që trajneri Erik ten Hag e dëshiron me çdo kusht De Jong që të fillojë rindërtimin e skuadrës rreth tij, përcjell KosovaPress.

Barcelona e ka bërë të qartë çmimin që e ka vendosur për De Jong, ku raportohet se kërkon 85 milionë euro për shërbimet e tij, pavarësisht se trajneri Xavi do të dëshironte që ta mbante atë në skuadër.


Ende nuk ka një ofertë zyrtare në tavolinë, por United është i gatshëm që të provojë përsëri të transferoj yllin holandez, pasi që janë të informuar për problemet e Barcelonës me “Fair Play” financiar.

Në anën tjetër, De Jong ende nuk është i bindur që të largohet këtë verë nga Barcelona, pasi që do dëshironte me çdo kusht të qëndronte dhe të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Trajneri Erik ten Hag do të provojë që ta bind atë ndërsa United do të bëjë çmos që të gjejë një zgjidhje me Barcelonën pavarësisht se marrëveshja nuk është e lehtë, por kontaktet direkte tanimë kanë filluar.

Lexo edhe

Video