Romano e konfirmon, Barcelona siguron transferimin e Traores

Romano e konfirmon, Barcelona siguron transferimin e Traores

Gjigandi katalunas Barcelona ka arritur marrëveshje me skuadrën angleze Wolverhampton për të rikthyer në skuadër Adama Traoren, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Të dy skuadrat kanë marrëveshje verbale me njëra tjetrën për huazimin e Traores deri në qershor të vitit 2022, me opsionin për ta bërë transferimin permanent për 30 milionë euro, përcjell KosovaPress.


Raportohet se Barcelona do të mbulojë 100% të pagës së Adama Traores deri në fund të sezonit, ashtu siç edhe ka rënë dakord me Wolverhampton.

Po ashtu, në rast se Barça vendos ta bëjë permanente transferimin e Traores, ky i fundit do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare në “Camp Nou”.

Lexo edhe

Video