Romano e konfirmon, Arsenali bënë goditjen e parë në këtë merkato

Romano e konfirmon, Arsenali bënë goditjen e parë në këtë merkato

Siç raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra londineze Arsenal, ka arritur marrëveshje me Porton për të transferuar mesfushorin ofensiv, Fabio Vieira.

Skuadra e Portos e ka pranuar ofertën prej 35 milionë eurosh nga Arsenali, pasi që bisedimet janë kompletuar pa e aktivizuar klauzolën e lirimit të lojtarit.


Fabio Vierira do të niset drejt Londrës gjatë orëve në vazhdim, pasi që kushtet personale janë arritur për një marrëveshje pesë vjeçare.

Testet mjekësore do të përfundohen nesër, ndërsa Arsenali tani është i gatshëm që ta bëjë zyrtare transferimin e tij gjatë ditëve në vazhdim.

Fabio dëshironte kalimin në Premier Ligë dhe tani pritet që të nënshkruajë me klubin e Arsenalit.

Lexo edhe

Video