Roma pritet të bëjë sulmin vendimtar për Xhakën në orët e ardhshme

Roma pritet të bëjë sulmin vendimtar për Xhakën në orët e ardhshme

Interesimi i Romës për shërbimet e Granit Xhakës nuk ka pushuar. Skuadra italiane po bëhet gati për sulmin vendimtar për transferimin e tij në këtë afat kalimtar.

Është gazeta italian “Corriere dello Sport” ajo e cila raporton se trajneri i Romës Jose Mourinho po e kërkon me ngulm lojtarin, përcjellë KosovaPress.


Nga ana tjetër, Xhaka nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u trajnuar nga trajneri portugez, e aq më tepër kur marrdhënja e tij me trajnerin e Arsenalit Mikel Arteta nuk është në nivelin e duhur.

Gjithsesi, Romës i kanë mbetur vetëm edhe katër ditë për ta realizuar këtë operacion para mbylljes së merkatos.

Lexo edhe

Video