Roma mposht me rezultat të thellë Atalantan

Roma mposht me rezultat të thellë Atalantan

Ka përfunduar derbi i Serie A mes skuadrës së Atalantas dhe Romës, ku kjo e fundit ka arritur të arkëtojë pikët e plota.

Skuadra e Jose Mourinhos AS Roma ka shënuar sot fitore si mysafire me rezultat të thellë 4:1 kundër Atalantas, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte sulmuesi anglez Tammy Abraham ai i cili zhbllokoi shifrat i pari në këtë ndeshje, duke kaluar Romën në epërsi prej 1:0 në minutën e 1’ të ndeshjes.

Epërsinë në 2:0 për skuadrën romake e thelloi mesfushori Nicolo Zaniolo, i cili shënoi në minutën e 27’ për 2:0.


Kur shihej se pjesa e parë ishte drejt përfundimit, sulmuesi Luis Muriel shënoi golin e parë për Atalantan në minutën e 45’+1 shtesë.

Goli i Muriel doli të ishte i fundit për Atalantan, ku kjo e fundit pranoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë.

Ishte mbrojtësi Chris Smalling ai i cili e thelloi epërsinë e Romës në 3:1 në minutën e 72’, kurse golin e fundit të ndeshjes, të fundit për Romën dhe të dytin personal e shënoi Abraham në minutën e 82’ të ndeshjes.

Me tre pikët e reja, Roma ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me gjithsej 31 pikë, gjashtë sosh më pak se kundërshtari i sotëm dhe vendi i tretë Atalanta.

Rezultati final mes Atalantas dhe Romës është 4:1 për skuadrën e Jose Mourinhos.

Lexo edhe

Video