Roma dhe Feyenoord zbresin sot në “Air Albania”, synimi te trofeu i Ligës së Konferencës

Roma dhe Feyenoord zbresin sot në “Air Albania”, synimi te trofeu i Ligës së Konferencës

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante, ku skuadra italiane Roma dhe ajo holandeze Feyenoord do të përballen kokë më kokë për trofeun e Ligës së Konferencës.

Stadiumi “Air Albania” do të jetë nikoqir i këtij takimi, ku ndër të tjera, para ndeshjes ka pasur përplasje nga dy tifozëritë, ku edhe janë rritur forcat e sigurisë në Portin e Durrësit dhe në Aeroportin e Rinasit.


Sa i përket Romës e Feyenoordit, të dy skuadrat janë takuar vetëm dy herë në histori, ku një fitore kanë “Giallorosët” ndërsa një ndeshje është ndarë me barazim.

Kjo do të jetë finalja e dytë evropiane, ku në të parën, respektivisht në atë të Ligës së Evropës, triumfuese doli skuadra e Eintracht Frankfurtit, e cila e mposhti në penallti Rangers.

21:00 Roma – Feyenoord (Stadiumi Air Albania)

Lexo edhe

Video