Roma dëshiron rinovimin e kontratës me Lorenzo Pellegrinin

Roma dëshiron rinovimin e kontratës me Lorenzo Pellegrinin

Skuadra italiane AS Roma po përgatit një kontratë të re pesëvjeçare për Lorenzo Pellegrinin, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Klauzola e lirimit prej 30 milionë eurove në kontratën aktuale të Pellegrinit do të largohet, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, raportohet që gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve dy skuadra angleze kanë qenë të interesuara në shërbimet e mesfushorit 25-vjeçar.


Lajmin për rinovimin e kontratës e konfirmoi edhe trajneri i klubit romak Jose Mourinho.

“Ai do të nënshkruajë kontratën e re së shpejti”, tha Mourinho.

Këtë sezon, në 6 paraqitje në të gjitha garat, Lorenzo Pellegrini ka kontribuar në 7 gola, respektivisht 5 gola dhe 2 asistime.

Lexo edhe

Video