Rohde takon Ramën dhe Hamzën, diskutojnë për mundësitë e ndryshme ekonomike

Rohde takon Ramën dhe Hamzën, diskutojnë për mundësitë e ndryshme ekonomike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde ka vizituar kryetarët e rinj të Prishtinës dhe Mitrovicës duke i uruar të dy për marrjen e detyrës.

Në Prishtinë, ambasadori dhe kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, diskutuan ndër të tjera mundësitë e bashkëpunimit kulturor me fokus të veçantë Manifestën, Bienalen Evropiane të Artit Bashkëkohor që vjen në Prishtinë në verën e vitit 2022.


Me kryetarin e ri të Mitrovicës, Bedri Hamza, ambasadori Rohde foli për mundësitë e ndryshme ekonomike dhe infrastrukturore.

Sipas një postimi në Facebook, ata folën edhe për projektet sociale që do të përmirësonin jetën e qytetarëve dhe do të kontribuonin në pajtim.

Lexo edhe

Video