Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmi terrorist në veri të vendit ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës.
Ai ka theksuar se Gjermania qëndron përkrah Kosovës, raporton KosovaPress.
“Sulmi i javës së kaluar ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës. Vajtuam këtë humbje të jetës me familjen e Afrim Bunjakut dhe mbarë vendin. Dhe ne e përdorim këtë sulm për të riafirmuar se ne gjithmonë qëndrojmë përkrah Kosovës në mbrojtjen e pozitës së saj të drejtë si anëtare sovrane e familjes evropiane, sepse është bindja jonë e fortë, ajo që ishte e vërtetë për një Gjermani të bashkuar në vitin 1990, mbetet e vërtetë për Kosovën dhe gjithë rajonin sot”, ka thënë Rohde në ceremoninë e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.