Rohde reagon ndaj Rakiq: Krahasimi me “natën e kristaltë”, i papranueshëm

Rohde reagon ndaj Rakiq: Krahasimi me “natën e kristaltë”, i papranueshëm

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka reaguar ndaj ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, i cili ka krahasuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri me “Natën e Kristaltë”.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. MbroniFaktet”, shkruan diplomati gjerman në një postim në Twitter.


Duke iu referuar aksionit të Policisë së Kosovës për luftimin e kontrabandës në veri, Rakiq gjatë ditës për mediat serbe ka deklaruar se “kjo është një Natë e Kristaltë për ne”.

“Unë nuk e di sa njerëz do të ketë, nëse është e nevojshme, 10, 15 mijë njerëz do të vijnë, dhe ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë më këtë. Dhe kjo është një Natë e Kristaltë për ne, ky është takimi më i rëndësishëm për ne deri më tani”, ka thënë Rakiq.

Ndryshe, më 9-10 nëntor 1938, zyrtarët nazistë nxitën trazirat që rezultuan në  përdhosjen e varrezave hebraike, shkatërrimin e dritareve të bizneseve dhe sinagogave të hebrenjve në Gjermani dhe Austri. Xhamat e thyer në rrugë dukeshin si kristale, prej nga edhe e mori emrin “Nata e kristaltë” (Kristallnacht). 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: