Rohde i reagon Qeverisë për shuarjen e departamentit special Antikorrupsion

Rohde i reagon Qeverisë për shuarjen e departamentit special Antikorrupsion

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i ka reaguar ashpër qeverisë për shuarjen e departamentit special Antikorrupsion.

Me anë të një postimi në Twitter, Rode ka thënë se kjo ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për luftimin e korrupsionit.

“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngritë shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka shkruar Rode.


Këtij postimi të Rode, i paraprin një shkrim tjetër në të cilin ai bën të ditur disa statistika, në të cilat thuhet se Gjermania është investitori më i madh në Kosovë në pjesën e parë të këtij viti.

“Gjermania edhe një herë investitori më i madh në gjysmën e parë të vitit 2020. Lajm i mirë vërtet! Mund të ishte shumë më tepër nëse investitori dhe mjedisi i biznesit do të shihnin përmirësimin e nevojshëm, përkatësisht ndaljen e korrupsionit të përhapur”, ka shkruar ai.

Për shuarjen e departamentit special anti-korrupsion, ka reaguar edhe shoqëria civile e cila e ka vlerësuar si një goditje për luftën ndaj politikanëve të korruptuar.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.