Rohde: Gjermania mbështet forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Rohde: Gjermania mbështet forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde gjatë një takimi sot me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani konfirmoi zotimin e Qeverisë gjermane për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në vend. 


Puna e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, përpjekjet për rritjen e transparencës në punë dhe për konsolidimin e praktikës gjyqësore në harmoni me standardet e gjyqësisë kushtetuese evropiane, ishin ndër temat e diskutuara në takimin e përbashkët.

Kryetarja Caka- Nimani falënderoi diplomatin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria gjermane i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese që nga themelimi, nëpërmjet projekteve të ndryshme të zbatuara me përkrahjen e agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar “GIZ” dhe fondacionin gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar “IRZ”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video