Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde është shprehur entuziast në lidhje me 3 marrëveshjet e lëvizshmërisë që sipas tij, tregojnë qartë përfitimet që sjell Procesi i Berlinit.
“Ato nxisin integrimin rajonal dhe e afrojnë WEB6 më pranë BE-së”, ka shkruar Rohde në Tweet.
“Vërtet lajm i mirë! 3 marrëveshjet e lëvizshmërisë tregojnë qartë përfitimet që #Procesi i Berlinit sjell për qytetarët. Ato nxisin integrimin rajonal dhe e afrojnë WEB6 më pranë BE-së”, ka shkruar ambasadori .
Këto komente Rohde i ka bërë pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila miratoi 3 marrëveshje mobiliteti të nënshkruara vitin e kaluar në Procesin e Berlinit. “Liria e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve që mundësojnë lëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve janë dy nga katër liritë themelore të BE-së”, ka thënë kryeministri Kurti.
Good news indeed! The 3 mobility agreements clearly show the benefits the #BerlinProcess brings to citizens. They foster regional integration and move WEB6 closer to the EU. https://t.co/OR7s4VKvga
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 8, 2023