Robinson në Vermicë: INL do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën
Lexohet për: 2 min.
433696034_715717244101870_5111589493528697577_n
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson, ka vizituar sot pikën e kalimit kufitar në Vermicë. Ai me këtë rast u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj, drejtori i Departamentit për Hetime kolonel Agron Nezaj dhe drejtori i Departamentit Kufitar nënkolonel Fehmi Xhata.

Robinson u njoftua lidhur angazhimin policor në luftimin e krimit trans kufitar, trafikimin me narkotik e qenie njerëzore, si dhe me procedurën e kalimit kufitar dhe kontrollit të automjeteve e në veçanti për kontrollin e detajuar të automjeteve që bëhet me pajisje të sofistikuara si donacion i INL-it. Drejtori Hoxha e njoftoi Robinson për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjska, si dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme me donacione që INL ka bërë dhe po bënë për Policinë e Kosovës. Ndërsa Hodaj nga IPK-ja njoftoi lidhur me realizimin e operacionit të suksesshëm antikorrupsion të koduar PIKA.

Ndërsa, Robinson tha se INL do të vazhdojë përkrahjen e pakursyer ndaj institucioneve të  Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025