Roberto Martinez rinovon kontratën me Belgjikën

Roberto Martinez rinovon kontratën me Belgjikën

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Federatën Belge të Futbollit deri në përfundim të Botërorit Katar 2022.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata që bën me dije se kombëtarja e “Djajëve të Kuq” do të drejtohet nga Roberto Martinez edhe dy kompeticionet madhore Euro 2020 dhe Katar 2022 që do të zhvillohen gjatë dy viteve të ardhshme. 46-vjeçari spanjoll përpara se të merrte drejtimin e Belgjikës është ulur në stolin e Wigan dhe Everton në Premier League, ndërkohë që drejtimin e Belgjikës e mori pas Euro 2016-të dhe udhëhoqi këtë kombëtare drejt vendit të tretë në Botërorin Rusi 2018.


Aktualisht Belgjika pozicionohet në vendin e parë në renditjen e FIFA-s para kampionëve në fuqi të botës, Francës dhe Brazilit, ndërkohë që u kualifikua në Euro 2020 duke koleksionuar 10 fitore në grupin eliminator.

 

Lexo edhe

error: