Roberta Metsola zgjidhet presidentja e re e Parlamentit Evropian

Roberta Metsola zgjidhet presidentja e re e Parlamentit Evropian

Me një shumicë të qartë, Parlamenti Evropian votoi konservatoren Roberta Metsola si presidenten e tij të re, duke zëvendësuar David Sassoli-n, i cili vdiq papritur javën e kaluar.

Metsola, 43 vjeçe vjen nga Malta dhe i përket fraksionit të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane (EPP).


“Jam e nderuar me përgjegjësinë që po më besoni. Duhet të luftojmë kundër narrativës anti-BE”, u tha ajo kolegëve të saj ligjvënës në seancën plenare në qytetin francez të Strasburgut.

Ajo fitoi lehtësisht zgjedhjet, me 458 nga 616 vota të hedhura.

Metsola është personi më i ri dhe gruaja e tretë që mban këtë post në historinë e legjislaturës së BE-së./Atsh/

Lexo edhe

Video