Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se trajnimi në sektorin e TIK-ut rritë produktivitetin në të gjithë industrinë e vendit.
Këto komente Rizvanolli i bëri në përmbylljen e raundit të gjashtë të trajnimeve semestrale për rreth 300 të rinj nga fushat e “Java Programming”.
Ministrja tha po ashtu se Kosova është kampione në rajon, e po ashtu e krahasueshme me shtetet e BE-së për përdorim të internetit.
“Trajnimi në sektorin e TIK-ut e rrit produktivitetin në të gjithë industrinë e vendit. Njohuritë digjitale i mundësojnë individëve të thjeshtësojnë proceset dhe të përshpejtojnë procedurat. Kosova sot është kampione në rajon dhe e krahasueshme me shtetet e BE-së dhe të Evropës për shtrirje dhe përdorim të internetit. Gjatë vitit të kaluar kemi arritur të kemi përdorim të madh internetit, duke e vënë Kosovën në top gjashtë vendet në Evropë sa i përket kësaj infrastrukture dhe qasje”, tha Rizvanolli
Shefi i Departamentit të Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek tha se objektivi kryesor i trajnimit është që të rrisë konkurrencën e bizneseve digjitale dhe tradicionale të Kosovës.
Ai u shpreh se zhvillimi i sektorit të TIK-ut do të ndikojë edhe në zhvillimin tregut të punës në Kosovë.
Edhe drejtuesi nga ekipi ICT, Grigoris Kontzoglou tha se Kosova ka shumë Kompani të mira të TIK-ut dhe për këtë arsye punojnë me ekspertë në Kosovë.
Ai u shpreh se fokusi kryesor është trajnimi i të rinjve.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Mbi 1 mijë e 500 të rinj janë certifikuar gjatë gjashtë semestrave. Projekti “Java Programming” është financuar nga Bashkimi Evropian.