Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rizvanolli thotë se e ka prioritet kompletimin e bordit të ZRRE-së

Rizvanolli thotë se e ka prioritet kompletimin e bordit të ZRRE-së

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se prioritet e qeverisë dhe i saj është kompletimi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), por që tha se këtë duan ta bëjnë me njerëz profesionist dhe të pavarur nga interesat politike dhe biznesore.

Ajo tha se si Qeveri nuk do t’i thonë asgjë ZRRE-së sa i përket çështjes së liberalizimit të tregut të energjisë, derisa potencoi se ZRRE është institucion i pavarur dhe nuk i takon qeverisë që t’i thotë diçka për këtë çështje.

Është prioritet i qeverisë tonë dhe ministrisë që unë e drejtoj që të kemi një kuorum të bordit të ZRRE-së sa më shpejt që është e mundur, mirëpo kuorum me njerëz profesionist që i kemi, të pavarur nga interesat politike dhe biznesore në mënyrë që ZRRE të mund të vazhdojë punën e tyre sipas mandatit të tyre ligjor. Sa i përket asaj se a do t’i themi ne dhe çka do t’i themi ne ZRRE-së në lidhje me liberalizimin e tregut të bëjë në hapat e ardhshëm, ne nuk do t’i themi asgjë për këtë, sepse kjo është kompetencë e tyre, ata janë rregullator i pavarur dhe nuk na takon neve si qeveri të ju themi atyre diçka për këtë punë”, tha ajo.

Asaj i ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, i cili komentoi deklaratën e saj se nuk do t’i thonë asgjë ZRRE-së sa i përket çështjes së liberalizimit të tregut të energjisë.


Haradinaj tha se nëse ata nuk do t’i thonë asgjë shtrohet pyetja pse i kanë zgjedhur si qeveri.

“Qeveria ka në kompetencë hartimin e strategjisë për energjinë dhe mbanë përgjegjësinë në rast se merret çmimi. E deklarimi se do t’i nominojmë profesionistët është i panevojshëm sepse ajo vetëkuptohet, pra nuk duhet të nominohen të tjerë. Ndërsa, të thuhen se janë bord i pavarur dhe ne nuk do t’i themi asgjë atëherë shtrohet pyetja pse ju kemi zgjedhur, a keni përgjegjësi ju nëse rritet çmimi i energjisë. Mbani përgjegjësi direkte si qeveri nëse rritet çmimi i energjisë”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, ka kërkuar nga qeveria që të deklarohen se a janë për liberalizim të tregut apo janë për sistem të kontrolluar nga shteti.

“Po më intereson a jeni për liberalizim të tregut apo jeni për sistem të rregulluar apo të kontrolluar nga shteti. Të paktën këtë mundeni të na thoni në këtë Kuvend, besoj që ministrja e nderuar, doktorë e shkencave mund t’iu ndihmojë në definimin e qëndrimit se a jeni, se tash jeni në qeveri dhe kur jeni në qeveri të paktën këtë e dini, cili është orientimi , drejtë tregut të lirë apo është orientimi drejtë sistemit të kontrolluar nga qeveria”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: