Rizvanolli dhe FMN diskutojnë zhvillimin e projekteve konkurruese për energji të erës prej 150 MW
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar shefin e misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), që po vizitojnë Kosovën, në kuadër të vlerësimit vjetor për Artikullin IV.

Në komunikatë thuhet se ky mision synon të vlerësojë zhvillimet ekonomike të Kosovës dhe përpjekjet për rritje të qëndrueshme dhe inkluzive ekonomike.

“Gjatë këtij takimi, delegacioni i FMN-së dhe Ministrja Artane Rizvanolli diskutuan përparimin në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Një ndër temat kryesore të diskutuara ishte përparimi në projektet konkurruese prej 150 MË për energjinë nga era, të cilat janë duke u dizajnuar nga Ministria e Ekonomisë me mbështetje të USAID-it dhe me IFC-në si këshilltar kryesor të transakcionit”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Rizvanolli informoi delegacionin mbi progresin në dizajnimin e projekteve konkurruese të energjisë nga era, të cilat synojnë të promovojnë investime të qëndrueshme në këtë sektor me potencial të lartë për Kosovën.

Këto projekte konkurruese do të bashkëfinancohen nga Qeveria e Kosovës përmes fondeve të mundësuara nga marrëveshja e fundit me FMN për një program mbështetës, që synon përmirësimin e infrastrukturës së gjelbër dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024