Rizvanolli: Burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Ankandi Solar 100 MW do të shtojë përfitime sa i përket zvogëlimit të kostos si dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme.

Në konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID, Kurti tha se Kosova është në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik.

"Ky potencial do të shtojë benficione shtesë sa i përket zvogëlimit të kostos dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme. Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik. Ky është një progres i gjelbër i prekshëm. Qëllimi jonë është që të inkurajojmë investime private dhe të krijojmë një mjedis të favorshëm për investime që janë shtytësit kryesor për zhvillim ekonomik”, tha Kurti.

Në konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh se burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike e cila siguron zhvillim energjetik.

Burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike duke siguruar zhvillimin ekonomik të cilin ka nevojë ta ketë vendi ynë duke i mbajtur të përshtatshme për qytetarët  dhe bizneset tona. Është e rëndësishme që të mbështesim një proces të konkurrencës të mirëfilltë për të ofruar do të thotë një çmim më të mirë për qytetarë", tha ajo.

Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, deklaroi se ky ankand paraqet akt të rëndësishëm për Kosovën drejtë integrimit të plotë evropian.

Hovenier përgëzoi institucionet e Kosovës  për bashkëpunimin me sektorin privat, për çka u shpreh se përfshirja e tyre në të ardhmen e Kosovës për energji të ripërtrishme është jetike për arritjen e qëllimeve për dekarbonizim.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024