Riola Xhemaili, futbollistja nga Kosova që po mahnitë futbollin gjerman dhe atë zviceran

Riola Xhemaili, futbollistja nga Kosova që po mahnitë futbollin gjerman dhe atë zviceran

Riola Xhemaili është një futbolliste shumë e re e cila është pjesë e Kombëtares së Zvicrës në futboll për femra dhe po merr pjesë në Kmapionatin Evropian të kësaj kategorie.

Xhemaili është në turneun e saj të parë madhor si anëtarja më e re e skuadrës zvicerane, një sukses që vjen pas sezonit të saj të parë në një nga ligat më të mira evropiane, Frauen-Bundesliga, me Freiburgun.

Futbollistje me origjinë nga Kosova e kishte nisur karrierën e saj në sportin e volejbollit por uk kaloi shumë kohë që kalimi i saj nga volejbolli në futboll të shpërblehej. Në moshën 15-vjeçare, ajo debutoi për Baselin dhe luante në ekipet e të rinjve të Zvicrës. Në gjysmën e dytë të vitit pasardhës, ajo do të vishte shiritin e kapitenit për klubin e saj dhe do të bënte debutimin e saj në nivel ndërkombëtar.

“Unë jam një personalitet që mund të përballoj mirë presionin e pritshmërive”, tha Xhemaili, e cila përmend Cristiano Ronaldon si idhullin e saj më të madh. Portugezi është pjesë e arsyes pse ajo ka qenë në gjendje të arrijë kaq shumë dhe kaq shpejt, përcjellë KosovaPress.


“Riola është jashtëzakonisht e sigurt në top. Ajo është një teknike shumë e mirë. Ajo gjithashtu ka një sy shumë të mirë dhe mund ta lexojë lojën mirë.”, tha për “Goal” Birgit Bauer, drejtuese e departamentit të futbollit për femra në Freiburg,

“Të vish në Gjermani nga Zvicra nuk është aq e lehtë”, thotë Bauer. “Bundesliga ka një cilësi ndryshe. Kjo është vënë re edhe në Rio. Ajo kishte vështirësi në fillim, por gjithmonë jepte gjithçka. Ajo është bërë shumë e vlefshme për lojën tonë.”

Statistikat e mbështesin këtë. Në fund të sezonit, Xhemaili pati gjashtë asistime, më së shumti nga çdo lojtare tjetër e Freiburgut dhe kishte shënuar golin e saj të parë në divizion. Ajo gjithashtu ishte bërë pjesë e 11-tës fillestare të Zvicrës.

Por ka edhe një cilësi tjetër të Xhemailit që duhet theksuar, për të cilën Bauer beson se gjithashtu e bën atë “të rëndësishme”. “Ajo nuk është kurrë në humor të keq,” shpjegon ajo. “Ajo është gjithmonë në humor të mirë dhe e përhap këtë humor të mirë.”

Nga të qenit kapiten adoleshent në Basel e deri te një nga të rejat më emocionues të Zvicrës, me të gjitha këto tipare të kombinuara, nuk është çudi që Xhemaili është bërë një anëtare e vlefshme e çdo skuadre ku ka luajtur deri më tani – dhe pa dyshim do të vazhdojë të jetë kështu.

Lexo edhe

Video