Rikthimi i Benzemas te Franca, ja fjalët e Deschamps

Rikthimi i Benzemas te Franca, ja fjalët e Deschamps

Në ditën e ndeshjes hapëse të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema iu desh të largohej nga Kombëtarja e Francës për shkak të një lëndimi në muskul.

Deschamp iu desh që ta përgatis skuadrën pa njërin nga lojtarët më të mirë në botë, ndërsa gjatë orëve të fundit filluan të qarkullojnë spekulime të cilat po sugjerojnë se Benzema është rikuperuar nga lëndimi, raporton KosovaPress.


Besohej se Benzema do t’i bashkohej bashkëkombësve të tij në Katar, ndërsa trajneri i Francës ka refuzuar të komentojë nëse ylli i Realit do të rikthehet në grumbullim me kombëtaren e tij.

“Është diçka që nuk e kam në mendje. Unë e di situatën. Unë fola me Benzeman pasi që ai u largua, e di lëndimin e tij dhe kohën e rikuperimit. Do ju lë të flisni, debatoni, imagjinoni, por unë nuk do të komentojë në diçka që nuk na sjell brenga në jetën tonë të përditshme. Zyrtarisht dyert e mbyllura për Benzeman? Kush e di, por në të njëjtën kohë tifozët dhe entuziastët le të vazhdojnë të ëndërrojnë”, tha Deschamps.

Lexo edhe

Video