Rikthehet Superliga e Kosovës, spikat derbi mes Prishtinës e Dritës

Rikthehet Superliga e Kosovës, spikat derbi mes Prishtinës e Dritës

Superliga e Kosovës i rikthehet aksionit sot me dy ndeshje tejet interesante, ku vëmendja do të jetë te derbi mes Prishtinës e Dritës.

Ndeshja e xhiros së parë mes Malishevës e Ballkanit, e cila ishte pezulluar për shkak të pjesëmarrjes së kampionit kosovar në Ligën e Konferencës, do të zhvillohet sot me fillim nga ora 13:00.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin vendor, Ballkani e mposhti Ferizaj me rezultat 3:0, kurse Malisheva pësoi humbje nga Drita me shifrat 4:2, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, krahas Malishevës e Ballkanit do të zhvillohet edhe super derbi mes Prishtinës e Dritës, ndeshje kjo që fillon nga ora 19:00.


“Plisat” presin në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën gjilanase, ku të dy skuadrat do të hyjnë në këtë ndeshje me qëllimin e vetëm te tre pikët.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Prishtina u mposht nga Drenica me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Drita e mposhti Malishevën me rezultat 4:2.

Ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.

13:00 Malisheva – Ballkani

19:00 Prishtina – Drita

Lexo edhe

Video